Lidhja është një platformë private për zonja dhe zotërinj që ngulmojnë në përsosjen e karakterit dhe intelektit.
Organizata ka një anëtarësim të kufizuar, por qellimi i saj është zgjerimi i përmbajtur me Anëtare që ndajnë të njejtat vlera. Lidhja përqafon dhe inkurajon diversitetin e mendimit për të ushqyer një debat të shëndetshëm intelektual dhe për të riparë shoqërine që na rrethon nga perspektiva të ndryshme.
Themeli i vlerave të Lidhjes është puna. Anëtarët e Lidhjes e shikojnë atë si mekanizëm të pamohueshëm zhvillimi personal dhe shoqëror. Nëpërmjet saj Themeluesit e Lidhjes gjejnë përgjigjen ndaj çdo sfide.
Lidhja është jofitimprurëse, laike dhe politikisht neutrale. Përmbajtja e aktivitetit të Lidhjes është private dhe e aksesueshme vetëm nga anëtarët e saj.
Misioni i Lidhjes është të shërbejë si një platformë private për zbulimin dhe ndërlidhjen e individëve të spikatur në shoqëri. Anëtarësia e organizatës përbëhet nga drejtues në sipërmarrje, botën korporative, shëndetësi, art, botën akademike dhe administratë publike.
10 QELLIMET E LIDHJES
Të zbulojë individë të spikatur në shoqëri që përputhen me vlerat themelore të Vëllazërisë sikundër janë Familja, Puna dhe Zhvillimi Personal i Vijueshëm.
Të krijojë dhe nxisë një frymë vëllazërie midis Anëtarësisë.
Të frymëzojë kërkimin e së vërtetës nëpërmjet arsyes dhe mirësisë.
Të inkurajojë krijimin e një rrjeti të gjërë lidhjesh midis anëtarëve në funksion të fuqizimit të Vëllazërisë.
Të ofrojë një forum për diskutim të hapur për të gjitha çështjet me interes publik.
Të promovojë standardet më të larta të etikës në qytetari, punë publike dhe sipërmarrje private.
Të angazhohet në nisma domethënëse në Arsim, Shëndet, Kulturë dhe Inovacion.
Të ngulmojë në zhvillimin personal të çdo anëtari në përpjekje të vijueshme për përsosjen e karakterit dhe intelektit.
Të ndalojë mundësinë që statusi i ndryshëm financiar i anëtarëve të bëhet pengesë pjesëmarrjeje.
Të ruajë privatësinë e aktivitetit të Lidhjes dhe qasjen e saj ekskluzive.
Nëse ndani të njejtat vlera dhe doni të mësoni më shumë mbi Lidhjen apo të anëtarësoheni, ju lutemi të na lini kontaktet tuaja:
Ju do të kontaktoheni nga Administrata e Lidhjes.Hilton Garden Inn Tirana
Bulevardi Gjergj Fishta 146, 1001
Salla Private “Pajtim Selmani”